Hasani në Madrid me studentë ndërkombëtarë: Kanë zgjedhur Shqipërinë

Mos i humb

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim në Madrid me një grup studentësh ndërkombëtarë të Akademisë Diplomatike të Spanjës.

Hasani bëri të ditur se studentët kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin më të mirë për programin e tyre të studimit.

Prej dy ditësh, ministri Hasani po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, në fokus të së cilës janë forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Spanjë, ecuria e Shqipërisë në rrugën drejt BE, identifikimi i perspektivave ekonomike për forcimin e mundësive të tregtisë dhe investimeve etj.

Hasani mori pjesë dje në punimet e forumit të biznesit Shqipëri–Spanjë, ku nënvizoi se forcimi i lidhjeve ekonomike midis Shqipërisë dhe Spanjës kontribuon në stabilitetin rajonal të BE-së, Ballkanit Perëndimor si dhe rajonit të Mesdheut.

Për vitin 2023 Spanja renditet në vendin e 9-të të partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë. Tregu spanjoll është i 5-ti më i madhi në vlerë për eksportet shqiptare dhe furnizuesi i 13-të për Shqipërinë.

Këtë vit, Shqipëria dhe Spanja festojnë 110-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit