Hasani takon Sannino: Shqipëria, linjëzim plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Mos i humb

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë forumit të “Raisina Dialogue” zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Stefano Sannino.

Në një reagim në platformën X, Hasani u shpreh se në takim theksoi angazhimin e Shqipërisë për t’u linjëzuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, rëndësinë e progresit në procesin screening si dhe gatishmërinë për të hapur kapitujt themelorë.

“Përballë sfidave globale, përshpejtimi i procesit të integrimit në BE për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian”, nënvizoi Hasani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit