Hashim Thaçi në Kosovë, takon familjarët në selinë e Eulex

Mos i humb

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaç indodhet ende në Prishtinë ku kaloi natën në selinë e Eulex-it.

Gjatë ditës ai pritet të takojë disa prej familjarëve të tij.

Raportohet se fillimisht kanë hyrë për ta takuar dy nga vëllezërit e ish-presidentit Thaçi dhe një familjar tjetër.

Gjatë ditës, ndarasi, pritet të takojë familjarë të tjerë, përfshi edhe djalin e tij, Endritin.

Thaçi pritet që të qëndrojë deri pasdite dhe më pas do të niset në Hagë.

Ai erdhi dje në Kosovë, kur fillimisht ishte tek varri i babait të tij dhe më pas në shtëpinë e tij në Burojë ku takoi ndarasi nënën, motrën dhe gruan e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit