Hawaii, mbi 600 shtëpi të shkatërruara nga vullkani

Mos i humb

 

Mbi 600 shtëpi janë shkatërruar si pasojë e aktiviteteve të vullkanit Kilauea në shtetin amerikan të Hawaiit.

Harry Kim, kryetar i Bashkisë së Hawaiit, tha në një deklaratë për mediat në rajonin Hilo se llava e nxjerrë nga vullkani Kilauea i cili u aktivizua muajin e kaluar, ka shndërruar në hi mbi 600 shtëpi në rajonet bregdetare Kapoho dhe Vacationland.

Ndërkohë, guvernatori i Hawaiit David Ige njoftoi se 12 milionë dollarë janë dhënë për ndërhyrje në katastrofën që ka përfshirë rajonin.

Ige tha se ekipet e policisë, zjarrfikësit dhe mbrojtjes civile janë duke punuar prej 40 ditësh pa ndërprerje në rajon.

Afër 2.000 persona në Hawaii janë evakuuar në vende të sigurta për shkak të llavës, shkëmbinjve dhe gazit helmues të nxjerrë nga vullkani Kilauea, i cili u aktivizua në fillim të muajit maj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit