Hawaii, paralajmërim për rrezik nga vullkani Kilauea

Mos i humb

 

Zyrtarët e Hawaiit paralajmëruan banorët se lava shpejt është duke iu afruar rajonit afër shtëpive, që më parë u shkatërruan nga shpërthimi i vullkanit Kilauea.

Mbrojtja civile e qarkut të Hawaiit të premten njoftoi se policia, zjarrfikësit dhe trupat e Gardës Nacionale sigurojnë zonën e Ishullit të Madh dhe parandalojnë hyrjen e njerëzve.

Lava shpejtë e kaloi rrugën dhe e izoloi zonën në lindje të lagjes Leilani Estates dhe Lanipuna Gardens, në të cilën rreth 40 ndërtesa u shkatërruan më parë. Për këtë arsye, katër persona u evakuuan.

Autoritetet përdorin helikopterë për të vlerësuar se sa njerëz kanë mbetur në zonën e rrezikuar. Zyrtarët paralajmëruan banorët që të jenë të gatshëm për evakuimin eventual. Prej tyre u kërkua që të mbeten të qetë dhe të presin instruksione të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit