Haxhiu: Shqetësues zëvendësimi i Gjermanisë me Rusinë nga Thaçi

Mos i humb

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kuvendin duhet ta shqetësojnë veprimet e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë seancës së shkurtër për Pakon e Ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane, Haxhiu ka thënë se Kuvendi duhet të merret me atë që e ka quajtur aventurë të Thaçit. Sipas saj, Thaçi po e zëvendëson Gjermaninë me Rusinë, pas takimit të fundit që pati me presidentin rus Vladimir Putin.

“Neve duhet të na shqetësojë kjo aventurë e Hashim Thaçit. Është skandal çka po bënë ai si president i vendit. Por, këtë ndoshta do të kemi mundësi ta diskutojmë të premten, sepse kjo është e papranueshme çka po bën ai si president, duke tentuar ta zëvendësojë apo të krijojë marrëdhënie të re me Serbinë dhe Rusinë”, ka thënë ajo./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit