Haxhiu “tallet” me bashkëpartiakët: Letrat copy-paste nuk mundem as t’i lexoj

Mos i humb

Teksa në Vetëvendosje po vazhdon vala e dorëheqjeve nga funksionet brenda partisë, deputetja Albulena Haxhiu nuk merakoset shumë dhe nuk i merr aq serioze vendimet e kolegëve të saj.

Vetëvendosjes sot iu konfirmua edhe një dorëheqje nga funksionet e partisë, është kjo deputetja Shqipe Pantina e cila vendosi të bëhet bashkë me kundërshtuesit e Albin Kurtit.

Por dorëheqjet e kolegëve të saj nuk i sheh shqetësuese Albulena Haxhiu e cila nihet edhe si nga njërzit me të afër të Albin Kurtit.

Ajo ka ironizuar me vendimet e bashkëpartiakëve të saj duke thënë se vetëm atëherë kur lënë mandatet e deputetëve, do t’i marrë më seriozisht.

“Vetëm kur ndonjëri jep dorëheqje nga pozita e deputetit, betohem se do të filloj ta marr seriozisht! Më falni por këto letrat copy-paste nuk mundem as t’i lexoj! Janë fallse dhe me porosi e tendencë!”, ka shkruar Haxhiu në faqen e saj zyrtare në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit