Haxhiu: Thaçi po e realizonë atë që Stanishiçi e ka parë vetëm në ëndërr

Mos i humb

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pas vendimit të shtetit Kosovar që Vuçiçit t’i lejohet edhe vizita tek Liqeni i Ujmanit.

Haxhiu thotë se Thaçi u nënshtrua përballë Vuçiçit.

“Thaçi iu nënshtrua Vuçiçit. Llafet e tij pa mbulesë për Kosovën Lindore dhe lavdërimet cinike të Vuçiqit për të si politikan më i zoti, po kurorëzohen me serbizim të liqenit të Ujmanit”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në facebook.

Ajo thotë se në këtë formë po realizohet plani i Stanishiçit.

“Duket që karkalecat e detit dhe verërat e shtrenjta mbi 120 euro po e realizojnë atë që Stanishiçi vetëm në ëndërr ka mundur ta shohë”, përfundon reagimi i deputetes së Levizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë që Vuçiç do të arrij sot në Kosovë për vizitën e tij dy ditore. Në planet e tij është edhe vizita tek Liqeni i Ujmanit, gjë që fillimisht iu ndalua nga autoritetet kosovare, por që më vonë, pas presionit të BE-së, iu lejua një gjë e tillë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit