Haziri dhe Mustafa bëjnë homazhe para shtatores së Idriz Seferit

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur sot në Gjilan ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin fillimisht kanë bërë nderime te shtatorja e Idriz Seferit dhe më pas kanë mbajtur takim pune.

Haziri pas homazheve te shtatorja e heroit të Kombit Idriz Seferi, ka thënë se sa herë që bëhen homazhe pranë dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është një freski e kujtimit për veprën e tyre sublime deri në sakrificën e jetës që ata kanë dhënë për lirinë e vendit dhe për gjeneratat e reja në përgjithësi brez pas brezi.

Ndërsa Mustafa, ka thënë se gjithmonë është pak ajo qka bëjmë kur dihen rrethanat në të cilat kanë vepruar heronjtë dhe dëshmorët e kombit në përgjithësi, njofton Klan Kosova.

“Vepra e Idriz Seferit dhe vendosmëria e tij për ti bërë bashkë të gjitha trojet shqiptare ishte angazhimi konkret i tij dhe i shumë luftëtarëve të tij. Ishte ai ideal që vazhdoi edhe për shumë vite dhe nëpër shumë vuajtje e sakrifica, në shumë kryengritje e shumë protesta, deri te lufta e fundit për liri”.

Mustafa ka bërë të ditur se në takimin me kryetarin Haziri, e ka siguruar që deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës do të jenë në mbështetje të zhvillimit dhe ofrimin e alternativave më të mira për zhvillim duke përfshir edhe angazhimin konkret për Gjilan./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit