Hebrenj fanatikë kryen bastisje në Mesxhid-i Aksa

Mos i humb

Në shoqërim të policisë izraelite 101 hebrenj fanatikë kanë kryer bastisje në Mesxhid-i Aksa.

Një zyrtar i Administratës së Vakëfeve Islame në Kuds, i cili nuk deshi të identifikohet në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka thënë se “100 hebrenj fanatikë kryen bastisje në Mesxhid-i Aksa, në shoqërim të policisë izraelite, e cila në mënyrë intensive qëndron në portat dhe oborret e Harem-i Sherifit”.

Në anën tjetër, zyrtari i njëjtë deklaron se policët izraelitë të cilët ndodhen në portat e Mesxhid-i Aksa-së, në hyrje konfiskojnë letërnjoftimet e shumë grave muslimane dhe po i dorëzojnë në dalje pas faljes së namazeve.

Në këto ditë, ku sipas kalendarit hebraik festohet Festa Hanuka, hebrenjtë edhe dje kryen bastisje në Mesxhid-i Aksa./Rt islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit