Hebrenj fanatikë kryen bastisje në Mesxhid-i Aksa

Mos i humb

Bëhet e ditur se 381 hebrenj fanatikë nën shoqërimin e policisë izraelite kanë bastisur Mesxhid-i Aksa-në, e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim.

Sipas informacioneve të marra nga Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit, 381 hebrenj fanatikë nën shoqërimin e policisë izraelite kanë kryer bastisje ndaj Mesxhid-i Aksa-së duke hyrë nga porta El-Megaribe.

Në ditën e 5-të të Pashkëve Hebreje (Pesah) hebrenjtë fanatikë të cilët u shëtitën në oborrin e Harem-i Sherif-it, në afërsi të portës Er-Rahme kryen ritale Talmudike.

Së bashku me bastisjet e ditës së sotme, numri i hebrenjve fanatikë të cilët kryejnë bastisje në Mesxhid-i Aksa gjatë kësaj jave ka arritur në më shumë se 1.200.

Sipas besimit hebrenj gjatë këtyre ditëve kur po festohen Pashkët Hebreje, hebrenjtë fanatikë shpesh bëjnë thirrje për bastisje ndaj Mesxhid-i Aksa-së, të cilin e llogarisin si “Mali i Tempullit”.

Hebrenjtë fanatikë të Izraelit ditën e enjte të javës së kaluar vendosën afishe në portat e Mesxhid-i Aksa-së dhe duke i paraqitur të ashtuquajturat arsye fetare kërkuan nga muslimanët që më 30 mars ditën e premte të largohen nga Mesxhid-i Aksa.

“Siç kërkon feja hebreje në Pashkët Hebraike duhet të zbrazet Mali i Tempullit për shkak se do të bëhet prezantimi i kurbanit”, thuhej në afishet e hebrenjve fanatikë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit