Hekurosja e Mbathjeve – Këshilla e Nënave Shqiptare Sot Vlen Më Shumë Se Kurrë

Mos i humb

Një herë e një kohë amvisat shqiptare kishin një rregullt strikt sa i përket larjes dhe hekurosjes së ndërresave dhe të mbathurave.

Në shumë raste, lexues të AgroWeb.org nga të gjitha zonat e vendit kanë ndarë shembuj se si në mungesë të një lavatriçeje, të gjitha rrobat laheshin me dorë, ndërkohë që ato të bardhat, ziheshin për orë të tëra nëpër kova.

Kjo nuk ndodhte vetëm në shtëpitë në zonat e largëta ku mungonte lavatriçja, sepse për hir të të vërtetës, një amvisë shqiptare i beson më parë dorës së saj se sa një pajisjeje larëse.

Hekuri nga ana tjetër, konsiderohej si vula e cilësisë së pastërtisë për çdo rrobë e sidomos për të mbathurat.

Dekada më vonë nga kjo kohë tepër e vështirë për një grua, shtëpiake ose jo, shkencëtarët sot rekomandojnë më shumë se kurrë hekurosjen e të mbathurave për shëndetin.

Mbathjet Nuk Duhen Tharë Në Ambiente Të Mbyllura

Që të kuptojmë rëndësinë e hekurit, duhet të kthehemi pas në procesin e tharjes së rrobave.

Kur mbathjet lihen të thahen në ballkon, dielli bën punën përfundimtare të shkatërrimit të baktereve që i rezistojnë larjes.

Rrezet ultra-vjollcë të diellit kanë vlera disinfektuese dhe sterilizuese për mbathjet.

Ama, nëse ato lihen të thahen në ambiente të mbyllura, mbathjet bëhen vatër e mikroorganizmave të dëmshëm dhe mykut sepse nuk thahen siç duhet.

Përse Duhen Hekurosur Mbathjet?

Mbathjet janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pjesët më private të trupit dhe ato duhet të jenë sa më të pastra dhe sterile.

Për të garantuar këtë, çdo grua rekomandohet t’i hekurosë ato dhe veçanërisht zonën që bie në kontakt të drejtë me organet gjenitale.

Kjo zonë duhet hekurosur mirë që jo vetëm të eliminojë lagështinë por edhe çdo bakter të ngecur në copë.

Hekurosja e tyre duhet të nisë me temperaturë të ulët që duhet të rritet në varësi të materialit të mbathjeve.

Pambuku, mëndafshi dhe poljestra mund të përballojnë temperatura të ndryshme por asnjëherë njësoj.

Në rastin e pambukut, që është edhe materiali më i mirë, rekomandohet temperaturë e lartë në mënyrë që të shkatërrohen të gjitha bakteret.

Pas hekurosjes, mbathjet duhen palosur dhe të vendosen në raftin apo dollapin e ndërresave tuaja./

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit