Studentja me aftësi të kufizuara ngjit majën më të lartë të Greqisë

Mos i humb

Një studente greke me aftësi të kufizuara ka realizuar ëndrrën e saj për të ngjitur majën e malit Olimp. Eleftheria Tosiou, e cila ka qenë me karrocë gjatë gjithë jetës së saj, u dërgua në majën e malit me 5 Tetor nga sportisti Marios Giannakou. Dy miq të tjerë i erdhën në ndihmë atij për ta dërguar Tosiou.

Të dy u takuan në shtator dhe e reja i shprehu Giannakou dëshirën e saj për t’u ngjitur në majën më të lartë të Olimpit, një rrugë që sportisti tashmë e kishte përfunduar 50 herë me sukses. Por e 51-ta, ai kishte thënë, do të ishte më e veçanta për të.

“Ndenja ishte e papërshkrueshme. Isha e lumtur, u preka…Në fund ishte më e forta se kuptuam se çfarë kishim bërë”, tha Tosiou, një studente e biologjisë dhe një fanse e sporteve ekstreme. ndërsa sportisti shkroi në rrjete sociale: “Në orën 09:02 të mëngjesit kemi arritur majën e Greqisë së bashku me Eleftheria dhe ekipin tonë. Nuk ka asgjë më të vërtetë se një ëndërr.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit