Helmimi i nxënësve në Bulqizë, ISHP: Mbyllëm klasën, do të masim lëndën kimike

Mos i humb

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas helmimit të nxënësve në Shupenzë, Bulqizë. Në reagimin e tyre ISHP ka bërë me dije se kanë mbyllur klasën dhe kanë nisur inspektimet.

“Kemi nisur inspektorët në terren. Janë marrë masa për mbylljen e klasës deri në matjen e lëndës kimike. 8 nxënës morën shërbim në spitalet e Dibrës dhe Bulqizës, ndërsa të tjerë do të mbahen nën vazhgim. Një lëndë e shpërndarë në ajër ka sjellë vështirësë në frymëmarrje dhe të vjella.”

NJOFTIMI I PLOTË:

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për intoksikimin e nxënësve në shkollën e mesme “Rifat Manjani” Shupenzë ka nisur inspektorët në terren për gjetjen e shkakut të komplikacioneve tek nxënësit.

Inspektorët kryen kontrollet përkatëse nga ku rezulton se disa nxënës kanë hedhur një lende te gazte me qëllim pamundësimin e zhvillimit të mësimit duke sjellë dhe vështirësi në frymëmarrje tek nxënësit, të vjella dhe marrje mendsh.

Tete nxenes kane marre sherbim ne spitalet e Dibres dhe Bulqizes. Në shkollë ndodhen mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë, për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka marrë vendim të ndërmjetëm për mbyllje të klasës deri në matjen e lendës kimike në ambientet e klasës nga ana e Insitutit Shëndetit Publik.

Mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë janë në gadishmëri për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare në Shupenzë, ku janë helmuar nëntë nxënës, pesë prej të cilëve janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës me dy autoambulanca dhe dy të tjerë janë nisur me helikopter drejt Tiranës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit