Heqja e karantinës shton lëvizjet në kufi, qytetari: Ka qenë për arsyen e zgjedhjeve elektorale karantinimi 14 ditorë

Mos i humb

Shqipëria edhe një herë hoqi të gjitha kufizimet me vendet e rajonit. Por ndërsa hyrja është e lirë, udhëtarët që kalojnë drejt Greqisë duhet ti nënshtrohen karantinës së detyruar 14 ditore.

Heqja e karantinës së detyruar për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia u reflektua me rritjen e fluksit të lëvizjes në kufi.

Shfuqizimi i vendimit brenda 2 javëve për udhëtarët ka shtuar dyshimet se kufizimet ishin për çështje politike dhe këtë e kanë shprehur edhe në “Ora News”

“Mendoj se ka qenë për arsyen e zgjedhjeve elektorale dhe tani e hapën të qarkullojnë njerëzit.”

Për politikë apo strategji kundër koronavirusit, të shumtë ishin ata që thonë se karantinimi i detyruar u krijoi kosto.

“Më ka penguar në biznes që e kam në Maqedoni.”

Greqia ndërkohë mban ende në fuqi karantinimin e detyruar 14 ditor për të gjithë ata që do të dalin nga Shqipëria.

Kjo masë e shtuar penalizon më së shumti emigrantët shqiptarë të cilët thonë se rrezikojnë vendet e punës.

“Kam lënë gruan dhe fëmijët atje.”

Deri më 14 Maj, të gjitha pikat kufitare mes Shqipërisë e Greqisë, do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura veç Kakavijës, nga ku lejohet të kalojnë 400 persona në ditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit