Ish- kryetari i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu po merret në pyetje në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se Mziu po pyetet nga prokurori Elvin Gokaj, në lidhje me një hetim të çelur vite më parë për abuzimet me tenderat në kohën kur Mziu ishte kryebashkiak i Kamzës.
Pas daljes nga SPAK, ai tha se është thirrur si person në dijeni në lidhje.
Mziu është pyetur mbi një kallëzim të bërë nga këshilltarët e bashkisë në vitin 2019.


