Hetimet ndaj FETO-s, kërkohet burg përjetë për 63 persona

Mos i humb

Prokurorët janë duke kërkuar dënime të rënda me burgim të përjetshëm për 63 persona të dyshuar për pjesëmarrje në tentativën për grusht shteti në vitin 2016 në Turqi, bëri të ditur sot një burim gjyqësor.

Të dyshuarit akuzohen për incidentet në Tolls Orhanli në Tuzla në Stamboll, tha burimi, i cili kërkoi të mos emërohej për shkak të kufizimeve për të folur në media.

Në Gjykatën e 28-të të Lartë pë Krime në distriktin Silivri të Stambollit, të dyshuarit akuzohen për shkelje të rendit kushtetues.

Nga ana tjetër, prokurori Orhan Uzun kërkoi lirimin e dy të dyshuarve tjerë, Zafer Ozbay dhe Suat Qatar.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, gjatë të cilit 250 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit