Hidhet mjet shpërthyes tek ish-komuna në Leposaviç

Mos i humb

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish-komunës ilegale në Leposaviç është hedhur një mjet shpërthyes e që dyshohet se është shok-bombë.

Policia përmes, një njoftimi për media ka bërë të ditur se Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.

“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviç, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.

Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.

Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit