Holanda anulon pjesëmarrjen në konferencën në Rijad

Mos i humb

Ministri holandez i Financave, Wopke Hoekstra bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në konferencën për investime, e cila do të mbahet në Rijad, nën kujdesin e princit trashëgimtar të Arabisë Saudite Muhammed bin Selman.

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok në një deklaratë me shkrim njoftoi se ministri i Financave të Holandës Hoekstra nuk do të marrë pjesë në konferencën për investime e cila do të mbahet mes datave 23-25 tetor në Riad, nën kujdesin e princit trashëgimtar të Arabisë Saudite Muhammed bin Selman.

Ai tha se qeveria saudite ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë bindëse në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit të “Washington Post” Jamal Khashoggi. Blok thekson se për këtë arsye ministri Hoekstra ka anuluar pjesëmarrjen e tij në konferencën në fjalë.

Si pasojë e paqartësisë në lidhje me fatin e gazetarit saudit Khashoggi, ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, drejtori ekzekutiv i njërit prej organizatave më të mëdha financiare të SHBA-ve JPMorgan Chase, Jamie Dimon, drejtori ekzekutiv i Blackrock, Larry Fink, drejtori ekzekutiv i Blackstone, Stephen Schwarzman, drejtori ekzekutiv i Google-s, Cloud Diane Greene dhe drejtori ekzekutiv i Bursës së Londrës, David Schwimmer njoftuan se kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre në konferencën që do të mbahet në Rijad.

Poashtu edhe drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde ditë më parë tha se nuk do të marrë pjesë në konferencë.

Ndërsa javën e kaluar kryetari i Grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim, drejtori ekzekutiv i Uber Dara Khosrowashahi, kryetari i Bordit Drejtues të Fordit, Bill Ford, themeluesi i AOL, Steve Case, drejtori ekzekutiv i Viacom, Bob Bakish dhe një ndër ish-drejtuesit e Google-s, Kai-Fu Lee ishin në mesin e atyre që anuluan pjesëmarrjen.

Konferenca FII të cilën princi i kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman e filloi për shkak të promovimit të vizionit 2030 për vendin e tij, ende nuk dihet nëse vallë do të organizohet këtë vit për shkak të anulimeve që ndodhën lidhur me zhdukjen e gazetarit saudit Khashoggi më 2 tetor pasiqë kishte hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas burimeve të sigurisë, Khashoggi shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedura të martesës, ndërsa më pas u konfirmua se nuk është larguar më nga konsullata dhe se në të njëjtën orë në ndërtesën e konsullatës kanë mbërritur 15 qytetarë sauditë, përfshirë edhe zyrtarë të cilët më pas janë kthyer në vendet nga kishin ardhur./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit