
Senati i Holandës ka ratifikuar Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ratifikimi i Protokollit nga Holanda u konfirmua nga ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.
“Senati holandez këtë pasdite ratifikoi Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”, shkroi Dimitrov në rrjetin social Facebook.
Nga 29 vendet anëtare të NATO-s, Protokolli për pranimin e Maqedonisë së Veriut në aleancë mbetet të ratifikohet nga Spanja dhe Franca.
Që Maqedonia e Veriut të bëhet vend anëtar i plotë i NATO-s, Protokolli i pranimit duhet të ratifikohet në parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.
Kujtojmë se vendet anëtare të NATO-s nënshkruan Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në këtë aleancë më 6 shkurt të këtij viti.


