
Gjatë vizitës zyrtare në Athinë të presidentit kinez, Xi Jinping, janë nënshkruar 16 marrëveshje në disa fusha, shumica e të cilave për të përdorur Greqinë si një hyrje në tregjet perëndimore.
Presidenti kinez gjatë vizitës së tij takoi homologun e tij grek, Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.
Midis marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruara gjatë vizitës, përfshihet edhe lehtësimi nga pengesat për investimet e grupit Cosco të Kinës në portin grek të Pireut.
Paktet po ashtu përfshijnë marrëveshjen e ekstradimit, hapja e degës së Bankës së Kinës në Athinë, si dhe shkëmbime të programeve të televizioneve dhe radiove.
Presidenti Jinping po ashtu vizitoi zyrat e grupi Cosco në portin e Pireut.
Pas privatizimit, gjigandi i sektorit të transportit, Cosco, bleu shumicën e aksioneve në port dhe mori një koncesion 35-vjeçar për të udhëhequr portin.
Javën e kaluar, kur Mitsotakis ishte në Shangai për një ekspozitë importi, Jinping foli për kthimin e Greqisë në një “qendër logjistike” për mallrat kineze për të arritur në Perëndim.
Porti i Pireut është porti më i madh tregtar i Greqisë.


