Holandë: Zbulohet laboratori më i madh i drogës në vend, prodhonte 200 kg kokainë në ditë me vlerë 4.5 milion euro

Mos i humb

Policia e Hollandës ka zbuluar një laborator të madh kokaine, pasi organizoi një sulm në një ndërtesë, ku arrestoi të paktën 17 të dyshuar.

“Ky është laboratori më i madh i kokainës i gjetur ndonjëherë në Hollandë”, tha shefi i policisë Andre van Rijn, duke shtuar se mund të prodhonte 150-200 kg kokainë në ditë.

Sipas “BBC, droga e prodhuar në një ditë kishte një vlerë prej 4.5 milion € (5.3 milion $; 4 milion £) deri në 6 milion €.

Këtë vlerësim policia e kishte bazuar në numrin e njerëzve që punonin në laborator, instalimin, madhësinë dhe pajisjet. Oficerët e policisë thanë se janë gjetur 100 kg kokainë.

Ata gjetën gjithashtu 120 ton nga ato që ata e përshkruanin si “material bartës” të drogës. Ajo përshkruhej si veshje me të cilën mbulohej kokaina që shitej.

Shumica e të dyshuarve janë mbajtës të pasaportave kolumbiane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit