Hollanda tërheq mishin e përpunuar nga tregu: po helmon qytetarët

Mos i humb

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik Hollandez (RIVM) tha të premten se kishte urdhëruar tërheqjen e mishit të përpunuar nga dyqanet ushqimore pasi u konstatua se lidhej me helmimin e një numri të madh njerëzish në dy vitet e fundit.

Zëdhënësi i RIVM, Jan Brouëer de Koning tha se ekspertët testuan ADN-në e një bakterie listeria që shkaktoi helmimin e 20 personave, tre prej të cilëve vdiqën, dhe abortin e një gruaje, duke bërë që Instituti të konkludojë se helmimi erdhi nga një burim i vetëm.

Më pas, u përcaktua se burimi i helmimit ka të ngjarë të ketë qenë nga mishit i kompanisë Offerman në Aalsmeer, e cila bëri që ajo të tërhiqte produkte nga supermarkete dhe dyqane të tjera ushqimore.

Offerman, e cila është një degë e prodhuesit belg Ter Beke, ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha aktivitetet që lidhen me prodhimin dhe paketimin e produkteve të mishit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit