Hong Kongu miraton përdorimin emergjent të vaksinës kineze Sinovac

Mos i humb

Rajoni Special Administrativ Hong Kong miratoi përdorimin emergjent të vaksinës Sinovac të zhvilluar nga Kina kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretarja për ushqimin dhe shëndetin në Hong Kong, Sophia Chan Siu-chee, në një deklaratë tha se vaksina Sinovac duhet të miratohet, duke marrë parasysh mendimet e ekspertëve dhe rreziqet e virusit në shëndetin publik.

Administrata e Hong Kongut miratimin e përdorimit emergjent të vaksinës Sinovac e cilësoi “të nevojshme për shëndetin publik”.

Planifikohet që nesër në rajon të mbërrijnë 1 milion doza të vaksinës Sinovac dhe që punimet e vaksinimit të fillojnë javën e ardhshme.

Në Rajonin special administrativ Hong Kong të Kinës, në 24 orët e fundit nuk janë shënuar vdekje për shkak të COVID-19, ndërsa janë regjistruar 8 raste të reja duke e rritur numrin gjithsej të rasteve në 10.821.

Deri më sot në Hong Kong nga COVID-19 kanë humbur jetën 197 persona, ndërsa nga virusi janë shëruar 10.298 të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit