Honor përgatit telefonin e ri për “gejmerë”

Mos i humb

Kompania kineze Honor ka prezantuar telefonin e ri të dedikuar për “gejmerët”, e bëhet fjalë për telefonin që është pjesë e serisë Honor 80.

Ata prezantuan Honor 80 GT, që ka një dizajn interesant dhe vjen në treg më ngjyra të ndryshme/

Kur bëhet fjalë për specifikat, kjo pajisje vihet në funksion nga procesori Qualcomm Snapdragon 8 Gen1+, ku në kombinim me 12/16 GB LPDDR5 RAM dhe 256GB UFS 3.1 e bën një telefon të pëlqyer.

Ekrani i telefonit është 6.6-inç dhe përdor panelin OLED me 120 HZ. Aty është edhe çipi i veçantë për ekranin, që rrit cilësinë e fotografisë gjatë lojërave.

Ka kamerë prej 54 MP (Sony IMX800), si dhe një tjetër prej 9MP këndgjerë. Telefoni ka bateri me kapacitet prej 4800 mAh si dhe mbushësin e shpejtë prej 66Ë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit