Hoti: Është e pandershme që koalicioni i pakicës të fajësojë opozitën!

Mos i humb

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, duke mbajtur të njëjtën linjë me ato që ka thënë kreu i kësaj partie, Isa Mustafa.

Hoti ka thënë se “nuk bëhen hisedarë në veprime antikushtetuese dhe keqqeverisëse”.

“Është e pandershme përpjekja e koalicionit të pakicës që për situatën e përkeqësuar në Kosovë të fajësohet kundërshtimi i opozitës. Ne kundërshtojmë dhe refuzojmë sepse: 1. nuk duam të jemi bashkëpjesëmarrës në përkeqësimin e gjendjes; 2. nuk duam të jemi hisedarë në politikat antikushtetuese ku cenohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës; 3. kundërshtojmë keqqverisjen e parasë publike; 4. duam ta mbrojmë parimin bazë të demokracisë se pakica nuk ka të drejtë ta mbajë pushtetin”, ka thënë Hoti.

Lexo edhe: Mustafa: Dialogu të zhvillohet për çështje të interesit të përbashkët dhe të përfundojë me njohje

Sipas tij, në të njëjtën kohë, LDK-ja ka ofertë për rrugëdalje.

“Ne jemi të vetëdijshëm se, zhbllokimi i kësaj situate kërkon kauzë të përbashkët dhe po punojmë pandalshëm në këtë drejtim. Jemi të vetëdijshëm se zgjedhjet e reja janë vetëm parakusht për zgjidhjen e problemeve. Zgjedhjet e reja rikrijojnë bazën demokratiken e cila sot është shkelur. Ato nxjerrin institucione legjitime, të cilat sot nuk i kemi, për t’u përballur denjësisht me kërkesat e qytetarëve dhe me dialogun me Serbinë, si dhe me shumë sfida të tjera që na presin”, ka thënë Hoti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit