Hoti është falenderues për kontributin e kryetarit të degës së LDK-së në Beneluks

Mos i humb

Kryetari i Grupit Parlamentar i LDK-së, z. AvdullahHoi së bashku me kolegë nga Grupi Parlamentar dhe Kryesia e LDK-së, kanë pritur sot në takim kryetarin e degës së LDK-së të shteteve të Beneluksit, dhe aktivistët e tjerë në këto vende, thuhet në njoftimin për media.

Hoti i falënderoi të gjithë pjesmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre të palodhshëm për ndërtimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ky është njoftimi i plotë:

Kryetari i Grupit Parlamentar i LDK-së, z. AvdullahHoi së bashku me kolegë nga Grupi Parlamentar dhe Kryesia e LDK-së, kanë pritur sot në takim kryetarin e degës së LDK-së të shteteve të Beneluksit, dhe aktivistët e tjerë në këto vende

Kryetari Hoti i informoi ata për punën e Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, si dhe i njoftoi ata për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në fund të takimit, kryetari Hoti, në emër të GP LDK, falënderoi të pranishmit për kontributin dhe angazhimin e tyre në faza te ndryshme të ndërtimit dhe forcimit të shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit