Hoti: LDK do të ruajë kursin proeuropian të Kosovës

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se sot së bashku me Vjosa Osmanin, kanë takuar shefen e zyrës së BE-së, Natalya Apostolova.

Hoti ka njoftuar se temë e diskutimit ishte Strategjia e Zgjerimit të BE-së dhe rolin e LDK-së në këtë proces.

Ja postimi i tij:

Sot bashke me Vjosen takuam shefen e zyres se BE-se, Ambasadoren Apostolova. Diskutuam per sfidat qe dalin nga Strategjia e Zgjerimit te BE-se dhe rolin e LDK-se ne kete proces.
LDK do te ruaje kursin proevropian te Kosoves. Do te jemi te pa kompromis ndaj kujtdo qe cenon rrugetimin evropian te kosovareve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit