Hoti: Lobimi i Veselit për viza shpenzim i panevojshëm i parasë publike

Mos i humb

 

Kryeparlamentari Kadri Veseli së bashku me një delegacion pritet të qëndrojë sot dhe nesër në Vjenë të Austrisë, për të lobuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë gjë, Veseli nuk ka përkrahjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kështu ka pohuar shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se nuk i bashkohen turit lobues të Veselit, sepse konsiderojnë se liberalizimi i vizave nuk sigurohet përmes veprimeve të tilla.

“Për të kontribuuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, Kryetari i Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit të Kosovës për të aprovuar ligjet që janë të lidhura me MSA-në dhe në mënyrë specifike me Agjendën e Reformave Evropiane. Si kryetar i partisë në koalicion, Kryetari i Kuvendit duhet të kujdeset që Qeveria të përmbushë obligimet karshi agjendës për integrim evropian të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Po ashtu, Hoti ka shtuar se nuk kanë pranuar asnjë shkresë zyrtare nga Kryetari i Kuvendit lidhur me qëllimet e këtij udhëtimi, agjendë të takimeve dhe detale të tjera të rëndësishme për të planifikuar si duhet këtë vizite zyrtare.

Ndër tjerash, ai ka vlerësuar se udhëtimet e tilla janë shpenzim i panevojshëm i parasë publike dhe dërgojnë mesazh të paqartë tek shtetet e BE-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit