Hoti në Bruksel, tregon qëndrimin e LDK-së për dialogun me Serbinë

Mos i humb

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së,  Avdullah Hoti ka takuar sot në Bruksel Presidentin e Partive Popullore Europiane Joseph Daul, i shoqëruar nga Deputetët Driton Selmanaj dhe Lumir Abdixhiku.

Gjatë këtij takimi, Hoti i përcjelli Presidentit Daul falënderimet e Kryetarit Mustafa për mbështetjen që EPP, si forca kryesore politike në kuadër të BE-së, ka dhënë për Kosovën.

Hoti njoftoj Presidentin Daul lidhur me qëndrimin e LDK-së për dialogun me Serbinë, se LDK e mbështetë dialogun si e vetmja mundësi për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior. Hoti e njoftoi gjithashtu Presidentin Daul për zhvillimet politike në Kosovës, duke shprehur gatishmërinë që LDK-ja të udhëheqë dhe të krijojë koncenzusin e nevojshëm politik për dialogun pas legjitimimit në zgjedhje të lira.

Hoti i kërkoi Presidentit Daul mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës përmes mbështetjes nga ana e deputetëve të EPP-së në Parlamentit Europian pasi që Komisioni Europian të dorëzojë raportin në Parlamentin Europian.

Presidenti Daul u shpreh se do t’i qëndrojë në krah Kosovës dhe LDK-së, si parti anëtare e EPP-së, në rrugën e integrimit europian./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit