Hoti: PDK-së i ka humbur rruga në oborr

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se presin mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare pa dallim për votimin e rezolutës që i ndalon presidentit Hashim Thaçi të bisedojë me Serbinë për kufijtë.

Hoti duke komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të PDK-së se me kërkesën për seancë po e legjitimon ndarjen e Kosovës tha se PDK-së i ka humbur rruga në oborr.

“Pres që mbështetja e nesërme të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare të pozitës dhe të koalicionit qeverisës sepse është në të mirë të qytetarëve të vendit”, raporton Ekonomia Online.“Mendoj që PDK-së i ka humb rruga në oborr absurde është ajo çfarë po bën Presidenti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit