Hoti për kazinot: Nuk janë lojëra të fatit, por lojëra të zhvatjes

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka prezantuar projekt-rezolutën për mbylljen e kazinove.

Ai ka thënë se nga ato nuk pasurohet askush, përveç pronarëve të tyre që janë të njohur e të panjohur.

“Pra, këto nuk janë lojëra të fatit, por janë lojëra të zhvatjes së qytetarëve”, ka shtuar Hoti.

Kjo është fjala e tij e plotë:

“Vrasja tragjike e dy të rinjve në vendin e tyre të punës na ka prekur të gjithëve. Edhe një herë ju shprehim ngushëllime familjeve dhe miqve të tyre. Është bërë e qartë, fatkeqësisht në mënyrë tragjike, se lojërat e fatit janë ambiente ku dëmtohen, dhunohen dhe vriten qytetarët. Është po ashtu e qartë se këto dy raste nuk janë të izoluara.

Krimi, dhuna, shkatërrimi i familjeve, humbja e pasurisë, prishja e qetësisë publike, janë efektet e vetme ekonomike dhe sociale të këtij sektori.

Askush nuk pasurohet nga këto bizneseve, përveç pronarëve të këtyre bizneseve, të njohur e të panjohur.

Jam i sigurt se askush nga ju nuk e njohni një person të vetëm në Kosovë që është bërë i pasur nga lojërat e fatit. Pra, këto nuk janë lojëra të fatit, por janë lojëra të zhvatjes së qytetarëve.

Shteti i Kosovës është përgjegjës të mbrojë qytetarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit