Hoti: Shpenzimi i 53 milion euro, plaçkë moderne e buxhetit

Mos i humb

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se shpenzimi i 53 milion eurove të buxhetit të shtetit, dhënë Bechtell Enka-s janë plaçkitje nga buxheti i shtetit.

“53 milion euro të shpenzuara nga Qeveria janë dëmtim i buxhetit të shtetit. Po ashtu kjo gjë është plaçkë moderne e shpenzimit të parasë publike”, tha Hoti.

Ai në konferencën javore të LDK-së, foli edhe për bllokimin e institucionit të KQZ-së që sipas tij po ndodh për shkak të presidentit Thaçi, i cili nuk po kryen detyrën e tij.

“Presidenti e ka blloku KQZ-në dhe kjo është hera e parë që ndodh. Presidenti nuk është duke e kryer detyrën e vet që e ka për pranim të anëtarëve të KQZ-së të propozuar nga grupet parlamentare”, theksoi ai.

Sipas Hotit kjo ndikon direkt në punën e KQZ-së në përgjithësi, prandaj ai në emër të LDK-së kërkoi që sa më parë të zgjidhet kjo çështje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit