
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hot, ka bërë kërkesë që të ulet koficienti i deputetit nga 8 në 7, madje kolegët e tij kanë ironizuar duke i thënë më mirë të bie në pesë.
Hoti fillimisht lavdëroj shefin e tij, Kadri Veseli për të cilin tha se është i pari që kërkoj uljen e pagës së tij.
Sipas Hotit, niveli i pagave në Kosovë nuk është për tu ankuar ku mori shembull edhe pagën e nënës se tij, për cilën tha se dikur ishte punësuar me 123 euro e tash ka 500 euro e gjithë kjo siç tha falë punës së PDK-së.
“Du me marrë një shembull me nënën time e cila kur është punësuar kishte 123 euro pagë kurse tani merr 500 euro falë Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Hoti.


