Hoxha: Kushtetuta është vepra më madhore pas Pavarsisë së Kosovës!

Mos i humb

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës.

Ajo ka thënë se Kushtetuta është ndërtuar nga vullneti dhe e drejta e qytetarëve me plot respekt për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e secilit qytetar pa dallim.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka thënë se kjo vepër e ndërtuar mbi traditën më përparimtare të qytetarëve tonë, përbën gurin themeltar dhe krenarinë e gjeneratës së pavarësisë.

Ky është postimi i plotë:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është vepra më madhore pas pavarësisë tonë, e ndërtuar nga vullneti dhe e drejta e qytetarëve me plot respekt për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e secilit qytetar pa dallim, të deklaruara mbi konventat e pranuara ndërkombtarisht.

Kjo vepër e ndërtuar mbi traditën më përparimtare të qytetarëve tonë, përbën gurin themeltar dhe krenarinë e gjeneratës së pavarësisë, në shërbim të nevojave, mundësive dhe synimeve të vendit tonë.

Këtu, ne gjejmë frymëzim, për ecjen tonë, drejt vlerave integruese euro-atlantike. Ne do të jemi përjetësisht falënderues ndaj kontribuuesve për këtë të arritur.

Qytetarë të vendit tim, gëzuar Dita e Kushtetutës!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit