Hoxha: Lëvizja pa viza deri në fund të vitit

Mos i humb

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, është optimiste se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza deri në fund të vitit 2018-të.

Ajo në një intervistë për KosovaPress, ka folur për takimin që për dy ditë me radhë patën me delegacionin vlerësues të BE-së, për kriterin e fundit për procesin e liberalizimit të vizave, ku tha se presin një vlerësim pozitiv nga Komisioni Europian.

Hoxha tha se institucionet kanë bërë një punë të madhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit, në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave por se lufta kundër këtyre dukurive do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Por thotë se liberalizimi i vizave, lëvizja e lirë, është vetëm një segment nga e gjithë puna që duhet të bëhet për procesin e integrimit europian.

Sipas saj, institucioneve u duhet një dinamikë e re me qëllim të përshpejtimit të implementimit të MSA-së, që është një marrëveshje shumë e rëndësishme për Kosovën, për të avancuar pozitën drejtë statusit të kandidatit.

Hoxha ka folur dhe për ngecjet në zbatimin e MSA-së, për të cilat tha se janë të shumta.Sipas ministres Hoxha, duhet të ecim në reformat në sundimin e ligjit, ku në gjyqësor dhe prokurori, të kemi sa më tepër raste, ndërsa, rastet që kalojnë nëpër gjykata të shkurtohen./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit