Hoxha: Projekti me Luksemburgun i rëndësishëm për zbatimin e MSA’së

Mos i humb

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka informuar sot Komisionin parlamentar për Integrim Europian lidhur me projektin për asistencë teknike të Luksemburgut, në kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Zhvillimor, Asistencë Teknike në Kontekst të Integrimit Europian.

Ajo tha se procesi i integrimit është kompleks dhe kërkon reforma në shumë sektorë dhe se për këtë kapacitetet institucionale janë ndër faktorët kyç.

“Ministria e Integrimit në bashkëpunim me institucionet tona dhe partnerët duke përfshirë Zyrën e BE-së, ka identifikuar një numër të fushave prioritare të MSA-së, të ashtuquajturit kapituj të Acquis, ku do të kontribuohet në forcimin e kapaciteteve.Qëllimi është zbatimi efikas i MSA-së në veçanti dhe agjendës së integrimit”, tha Hoxha përcjell blic. Po ashtu, ministrja Hoxha kërkoi që të ofrohet mbështetje edhe për ministrat dhe komisionin, pasi asistenca për shërbimin civil duhet të koordinohet edhe me asistencë për nivelin politik për implementimin e MSA-së.

“Pas negocimit, më 7 mars të këtij viti, kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kontekst të integrimit evropian me Qeverinë e Luksemburgut për mbështetje të institucioneve të Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e MSA në disa fusha prioritare dhe mbështetje për komunikim efektiv të procesit të MSA-së. Asistenca ofrohet për trajnim, trajnim të trajnerëve, nevoja ad-hoc për ekspertizë dhe politika të caktuara dhe hulumtime gjithëpërfshirës i politikave të BE-së për të ndihmuar në formulimin e politikave nacionale dhe përafrimin e legjislacionit”, tha ajo.

Ndryshe, projekti planifikohet të realizohet për katër vite, shuma e mbështetjes është 2.1 milionë euro nga të cilat Luksemburgu jep grant 2 milionë euro dhe bashkëfinancimi nga MIE është 100,000 euro, ndërsa projekti për zhvillimin e kapaciteteve në vlerë prej 1.5 milion euro është duke u negociuar me Qeverinë e Norvegjisë për 9 kapituj të ri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit