Hoxhaj: Bajrushi ka qenë atdhetar i denjë, vdekja e tij humbje për Kosovën

Mos i humb

U mbajtë mbledhja komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e Bajrush Behramit,njërit prej organizatorëve kryesorë të demonstratave të vitit 1981.

“Për një njeri të tillë do të kishte nevojë ende Kosova dhe institucionet e saj, me humbjen e tij Kosova humbi shumë, kështu u tha në lamtumirën e fundit qe ju dha Bajrush Behramit.

Zëvendës kryeministri i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj, shprehi ngushëllime dhe dhembjen më të thellë për humjben e jetës së veprimtari të shquar.ku ndër të tjera ai tha së PDK ka qenë krenare me kontributin dhe rolin e tij në këtë parti.

“Në emër të institucioneve të Kosovës dua tju shprehi ngushëllimet më të thella shokëve dhe qytetarëve të Kosovës jo vetëm në Podujevë e Llapë por kudo që folët gjuha shqipe sepse edhe ky ka qenë ideali i Bajrushit. Bajrushi i ka pasur të gjitha atributet që i ka një atdhetar, urtësin besimin atdhetarizmin. Arritjet e Kosovës janë arritje të Bajrushit. PDK ka qenë krenar me kontributin dhe me rolin si njëri prej liderëve kryesor në Podujevë”, u shpreh Hoxhaj.

Ngushllime të thella dhe fjalë miradije për jetën dhe veprën e Bajrushit u thanë edhe nga Fahri Balaj, përfaqësues i veteranëve të Ushtirisë Çlirimtare të Kosovës, i cili e vlerësoi lartë kontributin e tij.

“ Të përpiqësh të flasësh si një njeri si ai është shumë e vështirë. E vështirë të flasësh për sfidat dhe vuajtjet e një njeriu qe kurr su ndal. Të qenit në UÇK e ka bërë publike haptas, nuk u ndal as në liri në radio e në istitucione kudo qe ishte, siç jetoi dhe shkoi nga kjo botë pa bërë shumë zhurmë”, tha Balaj.

Dy fjalë i tha edhe vajza e tij Dalmana e cila me dhimbje të thellë kujtoi babin e saj të ndjerë dhe dhimbjen që ka lënë pas ikja e tij.

“Disa njerëz lindin për të mos vdekur kurrë i tillë ishe edhe ti, ishe e tërë galaktika ime, më mungon edhe tani, ti nuk ishe mrekullia e tetë por ishe  e para. Vendet ku ti rrije do më mungojnë shumë. Nuk e dita që do shkoshë pa më parë mua duke prekur majat e suksesit por ike pa paralajmërim e pa zë.. Do të jeshë i pavdekshëm për mua”, tha vajza e tij Dalmana

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e Podujevës në orën 17:00./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit