Hoxhaj sondazhin e KDI-së e quan selektiv, thotë se PDK-ja është partia e parë në vend

Mos i humb

Enver Hoxhaj, zv/kryetar i PDK-së, ka komentuar sondazhin e sotëm që ka publikuar KDI-ja, e ku kjo parti del të jetë partia e dytë pas LDK-së, fituese në zgjedhje të reja.

“E lexova me vëmendje sondazhin e KDI-së i cili është selektiv në qasje, meqë kanë përzgjedhë si mostër komunat ku qeverisë LDK-ja. Ky është më shumë “news frame” se sa matje e saktë e disponimit publik. Matjet kredibile të opinionit publik në Kosovë flasin që PDK është bindshëm partia e parë politike në vend”, ka shkruar Hoxhaj.

Në një prezantim nga KDI-ja, u tha se në rast të zgjedhjeve LDK-ja do të merrte 23.8 për qind, e ndjekur nga PDK-ja me 18.4 për qind, VV-ja me 17.6 për qind dhe AAK-ja me 8.8 për qind. 4.1 për qind të të anketuarve kanë deklaruar se do ta votonin Listën Serbe./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit