Hoyt Yee është kundër këtij propozimi për zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë

Mos i humb

Ish zv-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Bryan Hoyt Yee ka folur për samitin e Berlinit më 29 prill.

Ish zv-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Bryan Hoyt Yee ka thënë se Serbia duhet të përcaktohet nëse është duke shkuar drejt Bashkimit Evropian ose Rusisë, pasi nuk mund të kërkojë njëkohësisht anëtarësim në dy organizata të ndryshme.

Ai ka theksuar se takimi i paralajmëruar në Berlin më 29 prill nuk do të jetë “tani ose kurrë”.

Hoyt Yee ka thënë se takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Berlin së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron nuk është përcaktues për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, por mundësi për diskutime.

“I jap merita Gjermanisë dhe vendeve të tjera që po organizojnë ende takime të tilla për të diskutuar hapat e ardhshëm. Shpresoj se do të jetë i ndershëm dhe i detajuar për të diskutuar hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës dhe se do të bëhet një përparim i caktuar, diçka e re … Mendoj se historia e ndarjes së territorit përgjatë vijave etnike nuk është e mirë – pragmatike, politike, diplomatike – kjo nuk është diçka që duhet bërë flisni, deklaroi Yee për “Zëri i Amerikës”.

Ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare aktualisht nuk ka strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe se BE-ja dhe SHBA-të nuk i kushtojnë rajonit rëndësinë e nevojshme dhe theksoi se BE dhe SHBA duhet të kenë pjesëmarrje më të madhe, transmeton lajmi.net.“Duhet të jemi të vetëdijshëm nëse nuk reagojmë menjëherë, gjërat do të bëhen edhe më keq”, përfundoi Yee.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit