Huawei ngre mocion kundër ndalimit të SHBA-ve

Mos i humb

Gjiganti kinez i telekomunikacioneve Huawei ka ngritur një mocion me anë të të cilit kërkon të bllokojë ndalimin e SHBA-ve për bizneset e saj me kompanitë amerikane.

Sipas Shërbimit të Lajmeve të Kinës, Huawei kërkoi nga një gjykatë me bazë në Teksas që të deklarojë si “jokushtetues” ligjin që ndalon pajisjet e kompanisë.

Mocioni ka kërkuar vendimin e gjykatës për kufizimet e reja të imponuara mbi produktet Huawei pa kaluar në një gjykim të plotë.

Më herët këtë muaj, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv me të cilin shpalli një emergjencë kombëtarë mbi “kërcënimet kundër teknologjisë së informacionit dhe komunikimit” në SHBA, duke imponuar sanksione mbi kompaninë Huawei dhe duke e vendosur në listën e zezë për të bërë biznes me firmat amerikane.

Por, Huawei tha se ndalimi i bizneseve të saj do të dëmtonte vetëm interesat e SHBA-ve.

Më herët në muajin mars, kompania kineze paditi SHBA-të mbi një klauzolë të Aktit të Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes (NDAA), e cila ndalon agjencitë qeveritare nga prokurimi i pajisjeve të telekomunikacionit të bërë nga Huawei.

Rasti është listuar për seancë dëgjimore më 19 shtator.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit