Hulumtimi: Ajri i ndotur, si të pish duhan….një paketë në ditë

Mos i humb

Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur ka të njëjtin efekt si pirja e duhanit, madje në sasinë e një kutie cigaresh në ditë, sipas një studimi të Institutit Kombëtar të Shëndetit Amerikan, raporton CNN.

Studimi i botuar në revistën mjekësore JAMA është një nga më gjithëpërfshirësit deri më tani. Ai mbuloi ndikimin e disa substancave të dëmshme.

Aty u pwrfshinw më shumë se shtatë mijë njerëz midis moshës 45 dhe 84 vjeç në gjashtë qytete të mëdha në Shtetet e Bashkuara – Baltimore, Chicago, Los Angeles, New York, St. Paul, Minessota dhe Winston-Salem. Hulumtimi zgjati dhjetë vjet.

Duke përdorur skanerët CT, studiuesit ishin në gjendje të analizojnë ndikimin e ndotësve të ndryshëm në shëndetin e njeriut. Ato treguan se prekin kryesisht mushkëritë.

Subjektet e studimit ishin të shëndetshme në fillim. Ajo që u analizua është ajo që ndikon në shëndetin e mushkërive të tyre, e cila përfshin tregues të tillë si mosha, nëse janë duhanpirës dhe nëse janë të ekspozuar ndaj tymit të cigares.

Rezultatet e studimit treguan se ozoni si ndotës ka efektin më të dëmshëm në mushkëri. Pasojat janë gulçim dhe astmë. Sipas CNN, ozoni është një substancë në smog që nuk mund të shihet.

Profesori i mjekësisë dhe epidemiologu Graham Barr, ka treguar që ndikimi i ajrit të ndotur është i barabartë me atë të një konsumuesi duhani 29-vjeçar.

Studimet e hershme kanë treguar se pasojat e ajrit të ndotur në Shtetet e Bashkuara do të kushtojnë disa miliardë dollarë. Problemi ka rezultuar në 107,000 vdekje që nga viti 2011, kujton CNN. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit