Humb jetën babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli

Mos i humb

Babai i ish-kryeparlamentarit të Kosovës si dhe ish-kreut të UÇK-së, Kadri Veselit, Fazli ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Lajmin fillimihst e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi, me anë të një postimi në Facebook.

Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli.

Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.

Kadri Veseli ndodhet në paraburgimin e Hagës, pasi ngritjes së akt-akuzës për të dhe krerët e tjerë të UÇK për krime lufte.

Pak kohë më parë Veseli mori leje dhe ishte në Kosovë për të parë të atin, i cili ndodhej në spital.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit