Humbi jetën pasi shpëtoi nga mbytja vëllain dhe shokun, Rama vizitë në familjen e heroit Anri Kashiku në Durrës

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një vizitë në familjen e Anri Kashikut në Durrës.

Rama është takuar me familjarë të 18-vjeçarit, të cilët mes lotësh kanë pritur kryeministrin.

Me lule në duar dhe i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro, kryeministri ka shprehur ngushëllimet familjarëve për dhimbjen e madhe pasi 18-vjeçari, Anri Kashiku, dha jetën e tij duke shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij.

“NGUSHËLLIME.Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij“, kështu shkruan kryeministri bashkangjitur videos së publikuar ne Facebook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit