Hungari, këtë dimër 87 persona kanë ngrirë për vdekje

Mos i humb

Për shkak të ftohtit që ka kapluar Hungarinë, njoftohet se deri më 19 janar gjithsej 87 persona kanë humbur jetët nga ngrirja e trupit në këtë vend ku jetesa në rrugë është e ndaluar që nga 15 tetori i vitit 2018.

Siç raporton 24.hu, Forumi Social Hungarez (MSZF) ka njoftuar se që nga koha kur hyri në fuqi ligji që ndalon jetesën në rrugë të personave të pastrehë e deri më 19 janar kanë humbur jetën 87 persona.

MSZF ka theksuar se shumica e tyre kanë humbur jetën për shkak të ngrohjes jo të mjaftueshme në shtëpi ose gjatë rrugës duke u dërguar në spital.

MSZF po ashtu njofton se në Hungari nga viti 1990 e deri më tani si pasojë e të ftohtit kanë humbur jetën rreth 8 mijë persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit