Hungaria reagon ndaj Ukrainës me pretendimin se shkel sovranitetin e saj

Mos i humb

Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto ka reaguar ndaj vendimit të Ukrainës për të referuar në Komisionin Evropian marrëveshjen për gazin natyror të arritur mes Hungarisë dhe Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Facebook, Szijjarto tha se hapi i ndërmarrë nga Ukraina shkel sovranitetin e vendit të tij dhe se për këtë arsye ambasadori i Ukrainës në Budapest është thirrur në Ministrinë e Jashtme.

“Vendimi i Ukrainës për ta referuar marrëveshjen në Komisionin Evropian ka shkaktuar zemërim të thellë”, tha Szijjarto duke shtuar se “Ukrainës nuk i intereson se me kë dhe se në çfarë çështjeje bëjmë ne marrëveshje”.

“Përpjekjet për të penguar furnizimin e sigurt me gaz në vendin tonë, ngrohjen e shtëpive të hungarezëve dhe përparimin e industrisë tonë do të thotë shkelje në mënyrë të rëndë të sovranitetit dhe interesave tona të sigurisë kombëtare”, tha Szijjarto.

Hungaria dje nënshkroi me kompaninë ruse të energjisë “Gazprom” marrëveshjen 15 vjeçare për blerjen e gazit natyror ndërsa Ukraina tha se do të aplikojë në KE lidhur me përshtatshmërinë me legjislacionin evropian të energjisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit