Hurma arabe, ushqimi i ëmbël i Ramazanit: ja ç’efekte ka në organizëm

Mos i humb

Kur vjen Ramazani, në aspektin gastronomik ky muaj lidhet pasgjidhshmërisht me një frut: hurmat arabe.

Edhe për traditë, iftari çelet pikërisht me to. Shija e tyre dhe efekti në organizëm, janë një zgjedhje perfekte.

Hurmat arabe janë të pasura me fibra, kalium, hekur, acid folik dhe calcium, që së bashku me vitamina të shumta dhe minerale ndihmojnë maksimalisht në shëndetin fizik.

Para së gjithash, këto lloj hurmash ndihmojnë sistemin e tretjes shumë falë fibrave në të. Kur hahen ato të japin një ndjenjë ngopjeje. Prej fibrave gjithashtu, ato e përshpejtojnë sistemin e tretjes.

Ato janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë qelizat për rinovimin më të shpejtë dhe ripërtëritjen e lëkurës. Vitamina B e gjendur gjithashtu në hurmat arabe, ndihmon në shërimin shpejt të ndonjë plage eventuale.

Zemra është organi më i rëndësishëm në trupin tonë dhe hurmat arabe ndihmojnë që ajo të bëhet edhe më e fortë. Me kaliumin dhe mineralet që përmban, fruti kontrollon sheqerin në gjak dhe rregullon ritmin e zemrës.

Sipas studimeve shkencore, hurmat arabe janë gjithashtu të pasura me vitaminë B6 e cila forcon nervat; e ndaj, kur të hahet një hurmë, trupi krijon një pengesë kundër stresit dhe efekteve të tij. Me vitaminën B1 që përmban, ajo gjithashtu hap rrugën për një sistem nervor më të shëndetshëm.

Edhe anemia e gjen zgjidhjen e saj te hurmat arabe. Ato rrisin numrin e qelizave të gjakut dhe sintezën e hemoglobinës, duke u ardhur në ndihmë anemikëve nëse konsumohet rregullisht.

Ndryshimet e sezonit janë më të vështirat në sistemin tuaj imunitar por antioksidantët e një hurme arabe dhe vitamina C mbron trupin nga çdo bakterie dhe parandalon rrezikun e infeksioneve me mineralet dhe magnezin që përmban.

E nëse jeni një nga ata njerëz që nuk mund të keni energjine e mjaftueshme për të përfunduar ditën, e keni zgjidhjen e thjeshtë te konsumi i hurmës arabe. Eshtë më e dobishme se çdo multivitamin tjetër që mund të blesh në një farmaci. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit