Hynë për ta grabitur, 18-vjeçari dhe e dashura minorene në Lushnjë i hedhin spraj dhe dhunojnë të moshuarën në banesën e saj, arrestohen

Mos i humb

Dy adoleshentë kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë ushtuar dhunë dhe kanë vjedhur një të moshuar në Lushnjë. Ngjarja ndodhi dje në lagjen “18 Tetori”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dy hajdutët, Julian Kiptiu, 18 vjeç dhe e dashura e tij, shtetesaje me inicialet K. B., 16 vjeçe, kanë hyrë në banesën e shtetases Lumturi Zeqo, 64 vjeçe, dhe i kanë hedhur spraj lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve, të dy banues në Lushnjë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit