I armatosur, i sëmuri mendor merr peng autobuzin me rreth 20 njerëz, izolohet qendra e qytetit

Mos i humb

Një person i armatosur ka marrë peng një autobuz me rreth 20 njerëz në qytetin verilindor të Lutsk në Ukrainë.

Lajmi u publikua në Facebook nga policia e Ukrainës

“Këtë mëngjes morëm një mesazh në lidhje me një njeri që kishte marrë peng një autobus me rreth 20 persona në bord në qendër të Lutsk, mes të cilëve shumë gra, dhe fëmijë. Rrëmbyesi është i pajisur me  eksploziv dhe mban armë. Qendra e qytetit është izoluar për sigurinë e qytetarëve. Të gjitha forcat e policisë janë në vendin e ngjarjes”.

Sipas Ministrisë së Brendshme, burri kishte kërcënuar se do të hidhte në erë autobuzin. Ai njihet si person me probleme mendore teksa edhe nje tjetër herë kishtë kërcënuar se do të hidhte një bombë në një zonë të qytetit, e frekuentuar nga shumë njerëz.

Burri e prezantoi veten në autobuz si Maksim Plokhoy, Maksim Bad, autor i një libri në të cilin flitet për izolimin, gjendjen shpirtërore dhe kurat mjekësore që “nuk e kanë bërë atë më mirë”.

Shefi i policisë së rajonit të Volyn, Yuri Kroshko tha se aktualisht nuk ka informacion mbi viktima të mundshme, pavarësisht se autobusi është shfaqur i dëmtuar. Ndërkohë që po vazhdojnë bisedimet me rrëmbyesin, policia, pas identifikimit të tij,  po monitoron profilet sociale të rrëmbyesit ku ai shfaq pakënaqësi dhe kritikë ndaj sistemit. Ndërkohë shërbimet ukrainase dhe policia po punojnë për lirimin e pengjeve dhe snajperët janë vendosur në zonën e Lutsk-it qendror i cili tashmë ndodhet i izoluar.

Rrëmbyesi u ka kërkuar pengjeve të tij që ti bashkohen kërkesave që ai ka ndaj autoriteteve shtetërore

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit