I cilësuar si kreu i bandës së Shijakut, GJKKO lë në burg Astrit Avdylajn

Mos i humb

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Astrit Avdylajn, i njohur si koka e ‘grupit’ të bandës së Shijakut.

Gjatë seancës Avdylaj nuk ka dhënë asnjë deklarim.

Në maj 2024, ndaj dy vëllezërve të botës së krimit në Shijak, Astrit dhe Altin Avdylaj, janë lëshuar urdhër arreste nga Prokuroria e Posaçme, mes 50 të tjerëve.

Sipas burimeve, hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve “Sky” që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit